Fundamenti

Ismajli: Shumica e të infektuarve janë raste kontakti

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nga këto raste, janë 18 meshkuj dhe 10 femra. Shumica prej tyre janë raste kontakti. Ju bëjmë thirrje të gjithë të prekurve dhe anëtarëve të familjes së ngushtë, për vetë-izolim 14 ditorë dhe respektim maksimal të këshillave të dhëna ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

FIDANISHTJA

Të dashur qytetarë,
Sot, patëm takimin e radhës të ekipit të QOE, lidhur me situatën e fundit të krijuar. Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, në nivel vendi rezultuan 203 raste me COVID19. Ndërsa, nga Komuna e Gjilanit, rezultuan pozitiv 28 raste.
Nga këto raste, janë 18 meshkuj dhe 10 femra. Shumica prej tyre janë raste kontakti. Ju bëjmë thirrje të gjithë të prekurve dhe anëtarëve të familjes së ngushtë, për vetë-izolim 14 ditorë dhe respektim maksimal të këshillave të dhëna.
Gjendja aktuale me COVID19 në Gjilan është si në vijim: gjithsej të rezultuar pozitiv deri më sot janë 285 raste. Nga këto raste, të shëruar kemi 154 raste, të vdekur kemi 4 raste, ndërsa, aktive kemi 127 sosh.
Apelojmë tek qytetarët dhe bizneset, që të jenë vigjilent karshi situatës, duke e shtuar vetëdijen qytetare ndaj përkujdesjes më të madhe të masave të parashtruara kundër COVID19. Bëni kujdes për vetën dhe familjen tuaj. Duhet të jemi bashkë në mënyrë që ta evitojmë sa më shpejtë këtë situatë me të cilën po ballafaqohemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.