Eko Higjiena

Ismajli: Qytetarët po duan qeverisje të ndershme, projekte të realizueshme, dhe lidership që nuk fshihet pas justifikimeve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arbër Ismajli kandidat nga LDK për kryetar të Gjilanit thotë se në takimet me strukturat e LDK-së e me qytetarët në lagje, e në fshatra, po ndjej një pritje të ngrohtë, por edhe një dëshirë të madhe për ndryshim. Jam duke u pritur me shumë respekt dhe me kërkesa konkrete. Qytetarët po duan qeverisje të ndershme, projekte të realizueshme, dhe lidership që nuk fshihet pas justifikimeve. Ajo që po kërkojnë më shumë është përgjegjësia, komunikimi i sinqertë dhe një rikthim të dinjitetit në institucionet komunale.

Arbër Ismajli ka një entuziazëm që thotë se po e merrë çdo ditë nga strukturat e LDK-së, dhe qytetar të shumtë gjilanas.

Sipas tij nga këto takime e kontakte të drejtpërdrejta ata po kërkojnë një ndryshim urgjent, në qeverisje dhe një komunikim të sinqertë në raportet qytetar – pushtet lokal.

“Që nga dita e parë kam hy me bindje se qytetarët e Gjilanit dinje me e dallu punën prej fjalimit, e përgjegjësinë prej fajësimit. Takimet e para me elektoratin e LDK-se dhe me qytetarët e Gjilanit janë tepër inkurajuese. Ka një ndjenjë të thell zhgënjimi ndaj qeverisjes aktuale, por edhe një energji të re për ndryshim.
Në takimet me strukturat e LDK-së e me qytetarët në lagje, e në fshatra, po ndjej një pritje të ngrohtë, por edhe një dëshirë të madhe për ndryshim. Jam duke u pritur me shumë respekt dhe me kërkesa konkrete. Qytetarët po duan qeverisje të ndershme, projekte të realizueshme, dhe lidership që nuk fshihet pas justifikimeve. Ajo që po kërkojnë më shumë është përgjegjësia, komunikimi i sinqertë dhe një rikthim të dinjitetit në institucionet komunale” thotë Ismajli për rajonipress.

Ismajli tha se po me presin jashtëzakonisht mirë, por mbi të gjitha, po me sfidojnë me pyetje, me ankesa konkrete dhe me shpresë.

Uji Dea

“Po kërkojnë një qeverisje që dëgjon, që nuk ikën nga përgjegjësia, dhe një drejtim që i jep fund kaosit. Ajo që më ka lënë përshtypje është se qytetarët sot e din shumë mirë çka duan dhe nuk pranojnë ma t’i nënvlerësohet inteligjenca nga askush sepse janë e ndjejnë vetën të mashtruar.
Sa i përket kërkesave të tyre janë ato që ata po kërkojnë njëherë e përgjithmonë normalitet. Po kërkojnë rrugë të mirëmbajtura sepse janë degraduar, ujë 24 orë, kanalizim funksional, ndriçim publik dhe pastërti në qytet. Po kërkojnë mjek në qendra shëndetësore, staf në çerdhe e shkolla, dhe investime në lagjet e neglizhuara me vite. Po kërkojnë që nepotizmi të jetë larg vendimmarrjes. Bizneset lokale po kërkojnë thjesht një kryetar që nuk i pengon, por i ndihmon dhe i stimulon.

Të rinjtë po kërkojnë hapësira për ide dhe zhvillim, sepse janë të zhgënjyer nga nepotizmi, nga grandet komunale. Qytetarët duan një administratë që i trajton si partner. E mbi të gjitha, po kërkojnë respekt dhe një komunikim normal me pushtetin lokal” u shpreh Ismajli.

Kandidati për kryetar të Gjilanit Arbër Ismajli thotë se këto, janë obligime që unë do t’i marr me seriozitet maksimal dhe bashkë me ekipen time do të krijojmë standard të ri./rajonipress/