ARKATANA

Ismajli: Punimet në rindërtimin e stadiumit po vazhdojnë me dinamikë të madhe

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të vizitave në terren të projekteve infrastrukturore, përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit kanë parë nga afër punimet në stadiumin e qytetit.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga deputeti Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, ka marrë zotimin e projekt-menaxherit se rindërtimi i stadiumit do të përfundoj sipas planit dinamik.

“Duke marrë parasysh që Gjilani njihet si qytet i sportit, ky projekt është tepër i rëndësishëm. Është investimi më i madh kapital në infrastrukturën sportive falë angazhimit dhe autoritetit të kryetarit Haziri për ta sjellë këtë projekt në Gjilan. Besoj shumë që operatori në fjalë do ta implementoj këtë projekt sipas kontratës. Lajmi i mirë është kemi një dinamikë të madhe në punë”, theksoi Ismajli.

FIDANISHTJA

Rindërtimi i stadiumit të qytetit përfshinë tribunat e reja në dy anët veri-jug, ndërsa ato të vjetrat do të rikonstruohen.

Ky është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.