GRANDEMALL

Ismajli prezantoi në Londër mundësitë ekonomike të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli qëndroi në Londër në kuadër të delegacionit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në Konferencën e 7-të të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), pjesë e së cilës ishte edhe forumi i nivelit të lartë për investime në Ballkanin Perëndimor.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku kryeministra, ministra, vendimmarrës politikë dhe ndërmarrës, të cilët diskutuan për ndryshimet klimatike, diversifikimin e burimeve të energjisë, infrastrukturën si dhe integrimin komercial të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, Ministri Ismajli në margjinat e Konferencës së BERZH-it ka zhvilluar takime të ndara me zyrtarë të lartë të BERZH dhe institucioneve financiare si DFID etj, me të cilët ka diskutuar mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Gjatë takimit me Richard Teuten, koordinator i Departamentit për Institucione Financiare (DFID), Ministri Ismajli e informoi atë për zhvillimet e fundit të sektorit të energjisë, nisur nga Strategjia e Energjisë të Kosovës dhe hapat të cilat janë duke u ndërmarrë për realizimin e saj.

Ministri Ismajli theksoi rëndësinë e efiçienës së energjisë si njëri nga prioritete e kësaj strategjie, pastaj realizimin përmes iniciativave financiare, legjislacionit adekuat, si dhe informimit të publikut, për të siguruar investime në ndërtesa private dhe publike si dhe shfrytëzimin e pajisjeve efiçiente.

Uji Dea

Një takim të veçantë Ministri Ismajli ka pasur edhe me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson të cilin e falënderoi për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në momentet më të vështira dhe ka vlerësuar lartë kontributin e tij personal në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

Me këtë rast kreu i MZHE-së vlerësoi gatishmërinë Lord Robertson për krijimin e mundësisë së stimulimit dhe tërheqjes e sa më shumë investimeve të huaja në këtë fazë të zhvillimit, të cilat pa dyshim se do të sjellin mbarësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ndryshe, në Konferencën e 7-të të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Kosova, përveç Kryeministrit Thaçi është përfaqësuar edhe nga ministrat

Besim Beqaj, Ministër i Financave, Vlora Çitaku, Ministre e Integrimit Evropian dhe Bernard Nikaj, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.