ARKATANA

Ismajli: Po vijnë ditë të mira e të veçanta për rininë e qytetit tonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bashkë me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Fahredin Hajdari, kaluam një mbrëmje të mrekullueshme në një super takim të ngrohtë me disa prej të rinjve të Lagjes VIII, të cilët na pritën me përplot vullnet, ide, entuziazëm dhe besim për të ardhmen e Gjilanit tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Bashkëbiseduam për sfidat që kanë të rinjtë sot, për mungesën e hapësirave të tyre nga pushteti aktual, për mundësitë e punësimit dhe për rolin që ata duhet ta kenë në vendimmarrje në qeverisjen e ardhshme.

Ajo që po e shohim për së afërmi është se rinia gjilanase ka shumë ide, shumë guxim dhe shumë dashni për qytetin e tyre, mirëpo, ajo duhet vetëm të mbështetet fort dhe shpejtë.

Jemi besatuar fuqishëm se pa rininë, ndryshimi nuk ka asnjë kuptim.
Prandaj, çdo hap që do ta ndërmarrim në qeverisjen e ardhshme, do të ketë rininë në qendër, ku do të bashkë qeverisim me projekte konkrete, mbështetje dhe hapësira të reja për zhvillimin e tyre.

HW

Faleminderit shumë për pjesëmarrjen të gjithë të rinjëve dhe mirënjohës për organizimin Fahredinit dhe Imranit.

Jemi bashkë në betejën tonë për një qeverisje të drejtë e parimore.

Keqqeverisja do të merr fund njëherë e përgjithmonë në Gjilan.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.