Mobi Casa

Ismajli: Po shikohet mundësia që BE-ja të ndihmojë përmes formave alternative komunat e Lindjes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – BE-ja gjithmonë ka qenë e gatshme në ofrimin e mundësive alternative, për të investuar dhe ndihmuar vendin tonë, duke qenë garancë e investimit në një shtet të ri i cili aspiron të jetë pjesë e saj ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, në një takim virtual, kryetarët e Regjionit Lindje bashkëbiseduan me ushtruesin e detyrës së shefit të BE-së në Kosovë, z. Riccardo Serri.

Uji Dea

Tema kyçe e takimit ishte gjendja e rënduar ekonomike në vendin tonë si rezultat i pandemisë, si dhe mundësia e kyçjes së BE-së përmes formave të ndryshme alternative në ndihmë të komunave të lindjes.

BE-ja gjithmonë ka qenë e gatshme në ofrimin e mundësive alternative, për të investuar dhe ndihmuar vendin tonë, duke qenë garancë e investimit në një shtet të ri i cili aspiron të jetë pjesë e saj./rajonipress/