RCCOLA

Ismajli: Po rifillon një betejë e re, të cilën duhet ta vëmë nën kontrollë të plotë bashkërisht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ju lutem, të filloni t’i respektoni me përpikëri masat e vëna nga IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Po rifillon një betejë e re, të cilën duhet ta vëmë nën kontrollë të plotë bashkërisht ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Nga rezultatet e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, sonte në ditën e 97 të menaxhimit të situatës nga QOE, janë konfirmuar edhe 9 raste të reja pozitive me COVID19 nga Gjilani.

Fundamenti

Deri më tani, në total kemi 107 raste, nga to 34 aktive, 2 të vdekur dhe kemi 71 persona të shëruar të plotë. E kemi në kontrollë të plotë situatën menaxhuese me të prekurit, do t’iu qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë të tyre.

Përgjatë ditës së sotme, janë marrë rreth 60 mostra të reja, rezultati i të cilave pritet të publikohet nesër nga IKSHP-ja. Gjithashtu, ju njoftojë se asnjë nga të prekurit nuk është punëtorë i ndonjë kafiterie të qytetit.

Ju lutem, të filloni t’i respektoni me përpikëri masat e vëna nga IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Po rifillon një betejë e re, të cilën duhet ta vëmë nën kontrollë të plotë bashkërisht./rajonipress/