UBT

Ismajli: Po punojmë intensivisht në mënyrë që t’i kthehemi realitetit shumë shpejt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Falënderojë të gjithë ekipën menaxhuese për bashkëpunimin e sinqertë, në të mirë të menaxhimit të këtyre rasteve. Jemi bashkë afër këtyre familjeve për ta tejkaluar këtë fazë, në mënyrë që t’i kthehemi realitetit shumë shpejt ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Sot, në Qendrën Operative Emergjente, patëm takimin e radhës me ekipën e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Spitalin Rajonal, dhe, Policinë e Kosovës.

RCCOLA

Nga ky takim është konstatuar që gjendja përgjithësisht është e qetë, dhe, nuk kemi raste të reja shtesë. Tashmë, sonte po i presim rezultatet e mostrave të 32 të infektuarve, të cilët janë në vetë izolim. Po besojmë dhe shpresojmë që këto mostra do të dalin si negative dhe këta pacient përfundimisht të shërohen.

Jemi duke punuar intensivisht që këtë fazë ta përmbyllim me sukses të plotë, dhe, t’i kem të gjitha rastet e shëruara plotësisht.

Falënderojë të gjithë ekipën menaxhuese për bashkëpunimin e sinqertë, në të mirë të menaxhimit të këtyre rasteve. Jemi bashkë afër këtyre familjeve për ta tejkaluar këtë fazë, në mënyrë që t’i kthehemi realitetit shumë shpejt./rajonipress/