GRANDEMALL

Ismajli: Po i finalizojmë projektet madhore, koncentrimi ynë tek projektet e mëdha

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arbër Ismajli nënkryetar i komunës së Gjilanit thotë për rajonipress se janë në finalizim të projekteve të shumta dhe se do të përmbyllën në tërësi të gjitha ato projekte që është zotuar kryetari Lutfi Haziri.

“Edhe përkundër vonesave që kemi pasur në disa projekte për shkak të hartimit të projekteve dhe gjendjes faktike në teren, mundem të deklarojë me përgjegjësi të plotë se është rritur dinamika e punimeve në teren dhe se jemi koncentruar në finalizimin e projekteve të mëdha” thotë Arbër Ismajli nënkryetar i komunës.

Ismajli i cili me ekipin e tij ka inspektuar shumicën e projekteve dhe punimeve ekzistuese tha se vëmendja e udhëheqjes komunale është koncentruar tek projektet kryesore siç janë stadiumi i qytetit, QKMF-ja, hyrje daljet e qytetit, finalizimi i Mirushës dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve në qytet dhe fshatra.

ARKATANA

Arbër Ismajli i cili gjithmonë tregohet korrekt dhe transparent duke treguar edhe përgjegjësi ndaj publikut tha se janë disa vonesa të vogla për çka kërkon mirëkuptimin e qytetarëve. “Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve në këto vonesa, mirëpo ju garantojmë që nuk janë si pasojë e organeve komunale, por ka shumë shkaktarë në këto vonesa. Megjithatë do i përmbyllim në tërësi të gjitha ato projekte që kryetari Haziri është zotuar se do i përfundojë gjatë mandatit të tij” u shpreh Ismajli.

Ismajli tha se në prioritet janë edhe disa investime dhe intervenime në brezin kufitar sepse fshatrat kufitare kanë nevojë urgjente për dorën e komunës shtoj Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.