KKVITI

Ismajli: Po dëshmojmë se jemi shembull pozitiv si popull duke dhënë kontribut edhe në ushtritë më të mëdha të botës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Yllka Cana është një oficere e dalluar në ushtrinë Amerikane. Ky model i ri i një vajze kosovare, me shtetësi Amerikane, e cila në moshën 10 vjeçare kishte lënë Kosovën dhe së bashku më familjen e saj kishin shkuar si refugjatë në Amerikë, po tregon përkushtim dhe përgjegjësi dhe të arritura si pjesëtare e ushtrisë më me ndikim në botë. Jam krenar dhe shumë i gëzuar që takova këtë vajzë dhe e cila po kryen një obligim të shenjtë për vendin mik të SHBA-ve. Me këtë dëshmojmë se jemi shembull pozitiv si popull duke dhënë kontribut edhe në ushtritë më të mëdha të botës ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

KKVITI

Miq!
Sot, isha i nderuar ta pres në takim Yllka Canën, e cila i kthehet atdheut, jo si mërgimtare po për t’ia ruajtur themelet si oficere e Ushtrisë Amerikane! Krenar me rininë tonë, të cilët ku do që janë po na bëjnë të ndjejmë emocione të veçanta me të arriturat e tyre. Përjetimi i luftës së fundit në Kosovë është një nga arsyet të cilat e bëri t’i bashkohet ushtrisë Amerikane.

Yllka Cana është një oficere e dalluar në ushtrinë Amerikane. Ky model i ri i një vajze kosovare, me shtetësi Amerikane, e cila në moshën 10 vjeçare kishte lënë Kosovën dhe së bashku më familjen e saj kishin shkuar si refugjatë në Amerikë, po tregon përkushtim dhe përgjegjësi dhe të arritura si pjesëtare e ushtrisë më me ndikim në botë. Jam krenar dhe shumë i gëzuar që takova këtë vajzë dhe e cila po kryen një obligim të shenjtë për vendin mik të SHBA-ve. Me këtë dëshmojmë se jemi shembull pozitiv si popull duke dhënë kontribut edhe në ushtritë më të mëdha të botës.
Bashkë e me suksese të reja!