Ismajli: Po bie lakorja e infeksionit, kemi 70 raste aktive me COVID-19

Gjilan – Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur të hënën takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.

Numri dy i Komunës ka bërë të ditur se lajmi i mirë është po bie vazhdimisht lakorja e infeksionit, duke shtuar se në Gjilan aktualisht janë 70 raste aktive.

Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 988 të infektuar në total, 874 të shëruar, 70 raste aktive, 18 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 17 mostra në pritje.

Edhe në këtë takim, ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).