Hidromorava

Ismajli: Përkushtimi ynë është që ta kthejmë arsimin në prioritet të parë të qeverisjes sonë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kënaqësi dhe nder i veçantë të takohem me mësimdhënësit e arsimit të Gjilanit, me njerëzit që çdo ditë mbjellin dituri, edukatë dhe vlera tek gjeneratat tona ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Ishte një takim me plot emocione, reflektime dhe ide për një arsim më cilësor e më dinjitoz në qytetin tonë.

Të gjithë bashkë ndamë bindjen se arsimi është themeli i çdo zhvillimi. Pa shkolla të forta, pa mësimdhënës të motivuar dhe pa kushte të mira, nuk mund të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

E prandaj, përkushtimi ynë është që ta kthejmë arsimin në prioritet të parë të qeverisjes sonë.

U ndjeva krenar të dëgjoj përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë që secili prej tyre e ka për profesionin dhe për nxënësit e vet.

Fundamenti

Këta janë heronjtë e përditshmërisë, që me mund e përkushtim e mbajnë të gjallë dritën e dijes në çdo lagje e çdo fshat të Gjilanit.

Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe për fjalët e mençura që ndamë bashkë, ju jeni udhërrëfyesi dhe motivi im më i madh në jetë.

Bashkë me ju, do ta ndërtojmë një arsim shumë më modern, me përplot dinjitet dhe me kushte që i bëjnë krenarë mësimdhënësit tanë!

Faleminderit shumë nga zemra!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.