HW

Ismajli për kandidatin e LVV: Fushata e tyre është shpifje e frikë, e ngritur mbi mungesën e guximit dhe të argumenteve

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Nga mungesa ime në një debat për shkaqe shëndetësore familjare, në taborin tjetër bëhet festë. E kemi parë që këta nuk ngurrojnë të gëzohen me fatkeqësitë e qytetarëve dhe të shfrytëzojnë situatat shëndetësore për përfitime politike. Ky është niveli më i ulët, kjo është mendësi e padenjë! Fushata e tyre është shpifje e frikë, e ngritur mbi mungesën e guximit dhe të argumenteve. Është shpurdhja e fundit e pushtetit aktual mbi qytetarët dhe mbi të ardhmen e Gjilanit ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Miq të dashur,
Edukimi im familjar dhe përkushtimi njerëzor janë themeli im moral. Bashkë me ekipin kemi një ofertë fisnike për të bërë më të mirën për qytetarët, familjet dhe shoqërinë tonë. Unë nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin!

Nga mungesa ime në një debat për shkaqe shëndetësore familjare, në taborin tjetër bëhet festë. E kemi parë që këta nuk ngurrojnë të gëzohen me fatkeqësitë e qytetarëve dhe të shfrytëzojnë situatat shëndetësore për përfitime politike. Ky është niveli më i ulët, kjo është mendësi e padenjë!

Fushata e tyre është shpifje e frikë, e ngritur mbi mungesën e guximit dhe të argumenteve. Është shpurdhja e fundit e pushtetit aktual mbi qytetarët dhe mbi të ardhmen e Gjilanit.

HW

Por unë dhe ju, bashkë, nuk e pranojmë këtë mendësi. E refuzojmë fuqishëm!
LDK-ja dhe unë ofrojmë një standard tjetër, një politikë me fytyrë njerëzore. Fitoren e duam për të mirën e përbashkët, për drejtësinë dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Sepse besojmë se humanizmi, edukata dhe dashuria për njeriun janë shtyllat e shoqërisë. Ky është vizioni ynë që të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve, me sinqeritet, drejtësi dhe zemër.
Bashkë do ta fitojmë betejën për ndryshim!

Bashkë do ta sjellim fitoren që e meriton Gjilani!

Ecim bashkë për fitore!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.