UBT

Ismajli: Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan bie në 95, apeloj për respektim të masave kundër virusit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e të hënës për vlerësimin e situatës së pandemisë në dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se aktualisht numri i rasteve aktive në Gjilan është 95.

ARKATANA

Krahasuar me javët e fundit, numri i rasteve të infeksionit është më i ulët, por Ismajli tha se kjo nuk lejon komoditet, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11081 mostra, 3592 kanë rezultuar pozitivë, 3387 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 95 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona dhe 315 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.