Fundamenti

Ismajli: Nuk guxojmë të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj pandemie

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Vazhdoni të punoni, me kujdes të shtuar, duke i respektuar rekomandimet e nevojshme. Mos dilni në rrugë pa nevojë. Respektoni orarin e kufizimit të qarkullimit. Po shkojmë drejtë shërimit të plotë, dhe, nuk duhet t’i japim kahje potenciale të rritjes së kësaj pandemie ka thënë Arbër Ismajli.

Tashmë, ka disa netë, që Komuna e Gjilanit, nuk po atakohet me COVID – 19. Nga të dhënat e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, del se nuk kem asnjë rast të ri me koronavirus. Plus asaj, i kemi dy raste të shërimit të plotë, njëri rast është shëruar nga vetë-izolimi, dhe, rasti tjetër, është shëruar nga hospitalizimi.

Eco Higjiena

Ismajli ka thënë se aktualisht, nga 51 raste të prekura në Gjilan, të shëruar kemi 31 raste, 2 raste vdekje, 1 rast në hospitalizim, dhe, 17 raste në vetë-izolim. Trajektorja e rënies së lakorës së rasteve, ka marrë rënie të theksuar në nivel vendi. Kjo na bënë të ndihemi jashtëzakonisht mirë, por, asnjëherë të sigurtë.

“Duhet të vazhdojmë me masat e ndërmarra. Nuk guxojmë të qëndrojmë indiferent ndaj kësaj pandemie. Vazhdoni të punoni, me kujdes të shtuar, duke i respektuar rekomandimet e nevojshme. Mos dilni në rrugë pa nevojë. Respektoni orarin e kufizimit të qarkullimit. Po shkojmë drejtë shërimit të plotë, dhe, nuk duhet t’i japim kahje potenciale të rritjes së kësaj pandemie” ka thënë Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.