KKVITI

Ismajli: Një tjetër takim mbresëlënës, në “Clear Line”, e cila ua ka hapur dyert qindra të rinjve e të rejave të qytetit tonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bashkë me kandidatin për asamble, Fitim Bajramin, ishim në një vizitë që të mbush me shpresë e optimizëm, në kompaninë “Clear Line”, e cila operon në Gjilan. Ky investim, që erdhi nga Gjermania, sot u ka hapur dyert qindra të rinjve e të rejave të qytetit tonë, duke u dhënë mundësi pune dhe të ardhme këtu, në vendin e tyre ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Për mua, këto janë momentet kur e sheh qartë se sa shumë mund të fitojë Gjilani kur bashkohen vizioni, guximi dhe puna e ndershme.

Përgëzime të veçanta për pronarin Musah Sahiti dhe drejtorin menaxhues Fitim Bajramin, të cilët po e tregojnë me vepra se sa shumë mund të arrihet kur ka dashuri për qytetin dhe besim në potencialin e tij.

Faleminderit shumë për mikpritjen dhe zotohemi që si ekip jemi të vendosur që të jemi pranë çdo biznesi që punëson, zhvillon dhe sjell të ardhme në Gjilan.

KKVITI

Do të punojmë që të ketë mbështetje e lehtësira për sektorin privat, sepse aty është çelësi i zhvillimit dhe mirëqenies për qytetin tonë.

Gjilani me njerëzit e mrekullueshëm, ka vullnetin, ka rininë, dhe me bashkëpunim të sinqertë, do ta ketë edhe zhvillimin që e meriton me projektin Gjilani i ri.

Shihemi bashkë në fitore!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.