FIDANISHTJA

Ismajli: Një super takim me gratë gjilanase, të cilat janë promotori dhe shtylla kryesore e zhvillimit të familjes, e shoqërisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qeverisja jonë e ardhshme do t’i kushtojë vend dhe trajtim të veçantë grave në bashkëqeverisje, duke ia dhënë trajtimin dhe përfaqësimin e merituar ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Jemi bashkë në një organizim tjetër të veçantë me gratë e fuqishme të Gjilanit të cilat janë promotori dhe shtylla kryesore e zhvillimit të familjes, shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve tona.

Qeverisja jonë e ardhshme do t’i kushtojë vend dhe trajtim të veçantë grave në bashkëqeverisje, duke ia dhënë trajtimin dhe përfaqësimin e merituar.

Zëri i tyre është i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë të përbashkët drejt fitores për Gjilanin e ri.

ARKATANA

Faleminderit për ftesën, për bisedën konstruktive dhe për besimin që po na e jepni.
Gjithashtu, faleminderit nga zemra prof. Afërdita Balaj, kandidate për Kuvendin Komunal nga lista jonë fituese për organizimin e këtij takimi mbresëlënës, ku ndam ide, vizione dhe plane konkrete për të ardhmen e qytetit tonë.

Me këtë besim të palëkundur që na dhanë gratë gjilanase, jam i bindur se më 12 tetor, bashkë me secilën nga to, do ta shkruajmë kapitullin e ri të historisë sonë, kapitullin e fitores për jetësimin e projektit për Gjilanin e ri.

Ndërkohë, ju pres në tubimin madhështor në fshatin Zhegër, më 23 shtator e marte nga ora 19:00.
Shihemi bashkë në fitore, e punojmë bashkë për bashkëqeverisje!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.