UBT

Ismajli: Shumica e rasteve po konfirmohen negative, lajm fort i mirë për Gjilanin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lajm jashtëzakonisht i mirë nga rezultatet e natës së mbrëmshme, nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike. Nga 17 mostrat e marra nga Gjilani, një rast është rikonfirmuar si pozitiv, rast i cili ka qenë më herët, mirëpo, vazhdon të qëndrojë pa asnjë simptomë të gripit ka thënë Arbër Ismajli.

Mobi Casa

“Të gjitha rastet tjera, nga analizat e marra nga IKSHP-ja, kanë dalur me rezultat negativ. Kjo po na jep shumë shpresë, pasiqë, kohëve të fundit, janë marrë shumë mostra nga Komuna e Gjilanit, ku të gjitha rezultuan me rezultat negativ. Të vazhdojmë edhe pak ditë t’i qëndrojmë në ballë kësaj situate, pasiqë, nga e hëna po planifikojmë lehtësim dhe zbutje të masave. Qëndroni në shtëpi me familjet e juaja, respektoni strikt rregullat e ngritura nga institucionet gjegjëse. Besojmë që shumë shpejtë, bashkë, do të dalim triumfues nga kjo situatë” ka thënë Arbër Ismajli nënkryetar i komunës së Gjilanit./rajonipress/