UBT

Ismajli: Ne si shqiptarë, e duam punën, dhe e rindërtojmë vendin tonë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me mendje të ndritur, e me zemër të hapur, të vazhdojmë punën për t’ia kthyer dinjitetin kësaj Republike, në mënyrë që çdo punëtorë të ndihet rehat në vendin e tyre të punës, dhe të angazhohemi për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës, sidomos në sektorin privat, sektor i cili aktualisht është shumë i diskriminuar, duke ju garantuar të drejta të barabarta, sipas ligjit të punës ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,
Me punën, mundin dhe energjinë e të gjithëve, punëtorët kanë një kontribut thelbësor për zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit dhe Republikës sonë. Ky popull, me punën dhe angazhimin e tyre ndër vite e shekuj, ka ndërtuar shtete e Perandori nga më të fuqishmet që ka njohur historia.

FIDANISHTJA

Uroj dhe shpresoj shumë, që në një të ardhme të afërt, ne si politikan, t’i mundësojmë këtij populli që t’i krijohet hapësira dhe vëmendja e duhur karshi krijimit të mundësive më të mëdha për vende të reja pune, e të demonstrojmë para botës demokratike, që ne si shqiptarë, e duam punën, dhe e rindërtojmë vendin tonë, sikurse kemi ndërtuar e përparuar edhe vendet e tyre, me duart tona të arta.

Me mendje të ndritur, e me zemër të hapur, të vazhdojmë punën për t’ia kthyer dinjitetin kësaj Republike, në mënyrë që çdo punëtorë të ndihet rehat në vendin e tyre të punës, dhe të angazhohemi për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës, sidomos në sektorin privat, sektor i cili aktualisht është shumë i diskriminuar, duke ju garantuar të drejta të barabarta, sipas ligjit të punës.

Urime 1 Maji, ditën e punëtorëve!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.