FIDANISHTJA

Ismajli në shoqatën e të verbërve: Dera e Komunës së Gjilanit për ju dhe të gjitha kategoritë tjera, do të jetë e hapur me zemër të madhe

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Së bashku me kandidatët për Asamble, Demush Vokshin e Sami Ahmetin, patëm nderin të vizitojmë Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, të udhëhequr nga z. Bajram Spahiu ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Në këtë takim shumë miqësor, u njohëm nga afër me sfidat dhe përditshmërinë e tyre, por mbi të gjitha me forcën, vullnetin dhe këmbënguljen për të mos u ndalur asnjëherë.

Këta njerëz, me gjithë vështirësitë që përballen, janë model frymëzimi për të gjithë ne.
Një qytet i denjë dhe me përplot të mira ndërtohet duke i dëgjuar të gjithë, sidomos ata që shpesh lihen anash.

United Hospital

Ne si ekip kemi vullnet dhe vendosmëri që zëri i tyre të përkthehet në vendime konkrete, në politika të qarta e në mbështetje konkrete.

Baki, faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe besimin.
Ky besim është përgjegjësia jonë më e madhe dhe ju siguroj që nuk do të jeni asnjëherë të harruar, e të lënë anash.

Dera e Komunës së Gjilanit për ju dhe të gjitha kategoritë tjera, do të jetë e hapur me zemër të madhe dhe me përkushtim e trajtim institucional.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.