Uji Dea

Ismajli: Në Gjilan vetëm pesë pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim, 35 raste janë aktive

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ende po funksionon Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, i cili edhe të premten ka mbajtur takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës. Ky komitet që më shumë i përngjanë komiteteve të partisë së punës së Enver Hoxhës asnjë rol nuk e ka tash e tutje. Sot realisht është dashur të paraqiten me konferenca të jashtëzakonshme shtabet e emergjencës për të raportuar për vërshimet dhe dëmet e shkaktuara nga shiu dhe breshëri që ra mbrëmë dhe po bije edhe sot.

Megjithatë, Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen pesë pacientë në Spitalin e Përgjithshëm, deri theksoi se 35 raste janë aktive me COVID-19.

Uji Dea

Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21343 mostra, 6415 kanë rezultuar pozitivë, 6242 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 31 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 35 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/