Uji Dea

Ismajli në “Elita”: Një histori e suksesit të qytetit që ka ndërtuar besim te mijëra qytetarë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në çdo cep të Laboratorit “Elita” shihet puna serioze, investimi në pajisje moderne dhe përkushtimi për ta ofruar më të mirën në fushën e analizave mjekësore ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Patëm nderin dhe kënaqësinë të vizitojmë Laboratorin “Elita” në Gjilan, një vend ku profesionalizmi, përkushtimi dhe ndershmëria në punë ndihen që në hyrje.

Ky laborator, nën drejtimin e z. Mustaf Mustafa, është një histori e suksesit të qytetit që ka ndërtuar besim te mijëra qytetarë përmes shërbimeve të sakta dhe kujdesit njerëzor.

Në çdo cep të Laboratorit “Elita” shihet puna serioze, investimi në pajisje moderne dhe përkushtimi për ta ofruar më të mirën në fushën e analizave mjekësore.

Këto janë modele që e rrisin qytetin tonë dhe e bëjnë krenar secilin prej nesh.

KKVITI

Falënderim i veçantë për z. Mustaf për mikpritjen dhe për modelin që ai përfaqëson të një njeriu të punës, të vlerave dhe të kontributit të vazhdueshëm në qytet.

Gjilani ka njerëz që punojnë me zemër dhe që çdo ditë e bëjnë qytetin tonë më të mirë.

Ne do të jemi pranë tyre, për t’i mbështetur dhe për të ndërtuar bashkë një të ardhme me më shumë mundësi e më shumë besim të përbashkët.

Bashkë, ecim për fitore!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.