HW

Ismajli në “Eksimor Group”: Super takim me një ekip jashtëzakonisht fantastike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në vazhdën e mbështetjes së madhe nga qytetarët dhe bizneset tona, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Latif Maliqin, vizituam kompaninë “Eksimor Group” në Malishevë, një biznes që me punë, përkushtim dhe vizion të qartë ka arritur të ndërtojë një histori suksesi ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Me mbi 300 të punësuar dhe eksportuesi i vitit 2024, Eksimori na bënë krenar jo vetëm si Gjilan, por edhe si Republikë.

Pamë nga afër se si profesionalizmi dhe cilësia bëhen standard i përditshëm, dhe jo vetëm synim.

”Eksimor Group” është një prej atyre bizneseve që nuk ndalen asnjëherë, por, zgjerohen, investojnë dhe krijojnë vende të reja pune, duke dëshmuar se zhvillimi i vërtetë vjen nga puna e ndershme dhe nga besimi në aftësitë tona vendore.

Uji Dea

Falënderim i sinqertë për drejtuesit e kompanisë për pritjen dhe për modelin që po japin me suksesin e tyre.

Ky është një lloj biznesi që duam ta shohim kudo si të organizuar, të përgjegjshëm dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë gjilanase.

Bizneset si “Eksimor Group” janë partnerë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe ne do të jemi pranë tyre, për t’i mbështetur e për t’i ndihmuar të rriten edhe më shumë.

Faleminderit shumë pronarëve, Ridvan, Nijazi dhe Naser Ismaili dhe të gjithë punëtorëve të Eksimorit për punën e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e parezervë në misionin tonë për Gjilanin e ri!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.