Fundamenti

Ismajli: Muharrem Sahiti lider i pakontestueshëm në futboll

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ishte kënaqësi dhe privilegj të vizitojë familjen e njeriut dhe mikut tonë të madh nga Gjilani, i cili i dha shumë sportit dhe ndërkombëtarizimit të tij në arenën ndërkombëtare. Mikpritja e ngrohtë në këtë familje, dashuria e tyre për vendin dhe njerëzit në përgjithësi, e bënë këtë familje, të mbartë në vete epitetin e të qenurit familje moderne e intelektuale. Muharrem Sahiti, është një strateg profesionist i futbollit vendor, ish lojtarë i kohërave të arta, ku nën epitetin e tij, lulëzoji arena e futbollit, dhe, ndihmës menaxher aktual i kombëtares së Kosovës ka shkruar Arbër Ismajli.

Muharrem Sahiti, e filloi karrierën e tij profesioniste në C. Zvezdën e Gjilanit, pastaj transferohet në FC Prishtina. Pas fillimit të trazirave në Kosovë, Muharremi, transferohet në klubin turk Konyaspor, më pas për ekipet, Lokomotiv Plovdiv, Thun dhe Oberneuland. Pas luftës, luajti për FC Gjilani, rivalin e ish- klubit të tij FC Drita, deri në vitin 2002. Më pas vazhdoi karrierën në menaxhim.

Të gjitha sukseset e tij, mbartin epitetin e një lideri të pakontestueshëm siç është, Muharrem Sahiti, i cili vuri imazhin e dëshiruar të Republikës sonë, duke na përfaqësuar denjësisht me kulturën, mençurinë dhe shpirtin e bardhë të një shqiptari të ndershëm, ku arriti të jetë idol i sportdashësve vendor dhe ndërkombëtarë.

FIDANISHTJA

Ai dha edhe një imazh pozitiv, duke përfaqësuar shtetin tonë, si Këshilltar i Ministrit për Rini Kulturë dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në vitin 2008, duke u angazhuar fuqimisht, në ndërkombëtarizimin e futbollit tonë, dhe, arritjen e asaj që arena jonë sportive e dëshironte.

Familja Sahiti, është një ndër familjet e cila i ngrohë zemrat e atyre që i vizitojnë, sidomos, nëna e Muharremit, lokja e cila më bëri të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe i privilegjuar lidhur me punën përgjatë këtyre ditëve ndaj pandemisë.

Muharrem Sahiti, do të mbetet inspirim për shumë gjenerata, inspirim për të gjithë sportdashësit, por, edhe, ideatori kryesorë me shumë shokë të tjerë, të cilët arritën ta ndërkombëtarizojnë futbollin e Republikës sonë.
Faleminderit për gjithçka, legjendë ka shkruar Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.