Uji Dea

Ismajli: Mërgimtarët janë vlera më e lartë sublime

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ata tanë janë dëshmia më e mirë e atdhedashurisë dhe përkushtimit për familjen. Mërgimtarët janë vlera më e lartë sublime, për të cilët duhet të sakrifikuar me mikpritje të ngrohtë familjare dhe institucionale. Ata tanë janë katalizatori më i madh i mbajtjes gjallë të ekonomisë së vendit tonë ka thënë Arbër Ismajli gjatë pritjes që i ka bërë mërgimtarëve Sheqfet Ilazit dhe Ilir Kastratit.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

RCCOLA

Të dashur qytetarë,
Vizita nga mërgimtarët tanë nga Zvicra, z. Shefqet Ilazi me bashkëshorten dhe z. Ilir Kastrati, na bënë nder dhe na jep përgjegjësi shtesë për të punuar edhe më shumë në avancimin e kushteve sa më të favorshme për të gjithë mërgimtarët. Ata tanë janë dëshmia më e mirë e atdhedashurisë dhe përkushtimit për familjen. Mërgimtarët janë vlera më e lartë sublime, për të cilët duhet të sakrifikuar me mikpritje të ngrohtë familjare dhe institucionale. Ata tanë janë katalizatori më i madh i mbajtjes gjallë të ekonomisë së vendit tonë.
Faleminderit të gjithë mërgimtarëve për vizitat e fundit në Gjilanin e tyre. Do të jeni përgjithmonë vlerë e shtuar për vendin tonë!/rajonipress/