Hidromorava

Ismajli: Me mendje, e me shpirt, jemi pranë të gjithë atyre të cilët kanë humbur familjarët nga kjo pandemi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Një kërkim falje e veçantë shkon për të gjithë këta familjarë të cilët nuk patën mundësi me hap të pame për shkak të gjendjes pandemike, por edhe te ata të cilët na u kufizua të jem pranë tyre për kryeshnosh, por, fatkeqësisht, kjo situatë na ka kufizuar t’i nderojmë e të jem pranë tyre në momentet më të vështira ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Fundamenti

Të dashur qytetarë,
Me mendje, e me shpirt, jemi pranë të gjithë atyre të cilët kanë humbur familjarët nga kjo pandemi, duke i ngushëlluar me sinqeritetin më të madh, duke u lutur, që Zoti i plotfuqishëm, t’i shpërblejë me më të mirat e tij. Një kërkim falje e veçantë shkon për të gjithë këta familjarë të cilët nuk patën mundësi me hap të pame për shkak të gjendjes pandemike, por edhe te ata të cilët na u kufizua të jem pranë tyre për kryeshnosh, por, fatkeqësisht, kjo situatë na ka kufizuar t’i nderojmë e të jem pranë tyre në momentet më të vështira. Do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, me mundësitë dhe hapësirat e mundshme, që të dalim sa më faqebardhë nga kjo situatë. Lutemi për maturi dhe përkushtim sa më dinjitoz karshi instruksioneve parandaluese ndaj këtij virusi. Shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit, duke u lutur për rikthim të shëndetit të plotë të tyre.
#bashkeiadalim