Fundamenti

Ismajli: Le të mbretërojë kjo festë pranë familjes së ngushtë, duke iu uruar të tjerët nga distanca teknologjike

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Vazhdoni të jeni tolerant, sa më të bashkuar, duke qenë lojal, e në të mirë të njëri-tjetrit. Le të mbretërojë kjo festë pranë familjes së ngushtë, duke iu uruar të tjerët nga distanca teknologjike.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Nesër, të gjithë besimtarët Muslimanë, festojnë festën e Fitër Bajramit. Kjo festë është e shenjtë për Muslimanët, dhe, vie pas muajit të Ramazanit, një ndër pesë shtyllat kryesore të Islamit, ku besimtarët ju përkushtuan besimit, adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit të madhërishëm.

Eco Higjiena

Uroj për të gjithë besimtarët pranimin e lutjeve, veprave, si dhe pranimin e Agjërimit tuaj. Duke qenë se nesër është dita e Fitër Bajramit, ditës së cilës i gëzohemi të gjithë, le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit, duke mos këmbyer vizita me të afërmit për shkak të gjendjes së krijuar, mirëpo duke u lutur për largimin e pandemisë e cila e ka kapluar tërë botën.

Vazhdoni të jeni tolerant, sa më të bashkuar, duke qenë lojal, e në të mirë të njëri-tjetrit. Le të mbretërojë kjo festë pranë familjes së ngushtë, duke iu uruar të tjerët nga distanca teknologjike.
Urime dhe gëzime festa e Fitër Bajramit!