Ismajli: LDK e Gjilanit, nga procesi i brendshëm zgjedhor, do të dali edhe më e fortë dhe më e organizuar

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me këtë rast, shpresoj fuqishëm se në këto zgjedhje, ne si LDK, në komunën e Gjilanit, do të dëshmojmë edhe njëherë fuqishëm se nga procesi i brendshëm zgjedhor, do të dalim edhe më të fortë e më të organizuar, për të kontribuar edhe më shumë për komunën tonë, për qytetin tonë, për fshatrat tona, ku disa prej tyre tani më janë shembull për të mirë gjithandej Kosovës ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë

Të nderuar anëtarë dhe udhëheqës të strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK Gjilan.
Fillimisht e përgëzoj hapjen e zgjedhjeve për kryesitë e nëndegëve dhe delegatëve në Degën e LDK-së në Gjilan.

Degë e cila për këto tri dekada njihet si bastioni i LDK-së. Ajo e cila që në fillim me kryetarin e parë : Prof. Musa Qerimi, z.Basri Musmurati, z.Bejtush Isufi, z.Sadudin Berisha, z.Xhemajl Hyseni e deri te kryetari aktual i LDK-së z.Lufti Haziri, si në kohë rezistence aktive, në kohë të paraluftës, në luftë dhe në rindërtimin e Kosovës e të pavarësisë së sajë, me kuadro profesionale, patriotike dhe me politikanë, të dëshmuar, ka kontribuar për jetë të lirë dhe zhvillim të gjithanshëm në komunën e Gjilanit.
Kjo degë ka qenë dhe mbetet një shembull i mirë gjithandej Kosovës për organizim të qëndrueshëm.

Mobi Casa

Zgjedhjet e brendshme të LDK-së, në çdo kohë e kishin rëndësinë e vet:
kanë forcuar autoritetin politik bërsve të kësaj dege, kanë dëshmuar ndërtimin e strukturave të qëndrueshme në gjithë territorin e komunës tonë dhe së fundi në vazhdimësi, ka nxjerrë kuadrot e sajë të dëshmuara, si në aspektin profesional ashtu edhe patriotik për një LDK, të fuqishme.
LDK ka qenë dhe mbetet Akademi Politike!
Padyshim që kemi kaluar edhe situata të rënda, por fal urtësisë dhe vizionit politik të Liderit tani të ndjerë
Dr. Ibrahim Rugova, kemi arritur ta ruajmë strukturën dhe të ofrojmë njerëzit në frymën burimore të LDK-së.
Tani, fal Zotit jemi në rrethana tjera! Kosova është e pavarur, ide kjo e cila u jetësua me shumë mund e sakrifica që nga themelimi i LDK-së.
Pavarësia e Kosovës, si dhe vet proceset e shtet ndërtimit, kërkojnë një mobilizim të gjithanshëm, kërkojnë angazhime konkrete, vullnet e dashuri për ta zhvilluar vendin e për ta ruajtur si sytë, lirinë,vlerat e integritetin e tij.
Kjo pavarësi, ruhet jo vetëm në Prishtinë, por në çdo cep të Kosovës, në çdo lagje dhe në çdo qytet,mes tjerash edhe duke angazhuar e mbledhur rreth vetës të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.
Strukturat e LDK-së, anëtarësia e gjerë e cila është më meritorja dhe e cila na ka mbështetur në çdo kohë e në çdo rrethanë, në këto zgjedhje do të rikonfirmojnë edhe njëherë fuqishëm verdiktin e sajë për një LDK, të fuqishme, unike dhe Rugovijane.
Strukturë e cila konkurrencën mes kuadrove e ka formë të përforcimit të LDK-së e jo linçim të atyre që mendojnë ndryshe.

Hapjen e debateve në frymën bazike të LDK-së, për tolerancë, mirëkuptim dhe besim mes veti, e kemi obligim njerëzor e njëherit filozofi shtetformuese e cila na ka brumosur, për gjatë dy brezash politik e patriotik.

Prandaj me këtë rast, shpresoj fuqishëm se në këto zgjedhje, ne si LDK, në komunën e Gjilanit, do të dëshmojmë edhe njëherë fuqishëm se nga procesi i brendshëm zgjedhor, do të dalim edhe më të fortë e më të organizuar, për të kontribuar edhe më shumë për komunën tonë, për qytetin tonë, për fshatrat tona, ku disa prej tyre tani më janë shembull për të mirë gjithandej Kosovës.
Urime dhe sukses të gjithë atyre të cilët hynë në garë për vende udhëheqëse, e në veçanti anëtarësisë së qëndrueshme, si dhe atyre të cilët po na bashkëngjiten në vazhdimësi, për të qenë pjesë aktive e procesit të shtetndërtimit të mirëfilltë të Republikës sonë.
Bashkë e me suksese të reja! Vikend të mirë, ka shkruar Arbër Ismajli./rajonipress/