Eko Higjiena

Ismajli lavdëron punën e zjarrfikësve, po ballafaqohen edhe me rrezikun e pandemisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Intervenimi i tyre ballafaqohet me dy rreziqe të mëdha, rrezikun e zjarrit dhe rrezikun e pandemisë, duke bërë dezinfektime në shumë vende publike, për çka, u jemi përgjithmonë falënderues, duke e konsideruar punën e tyre si shumë të shenjtë për qytetarët tanë. Përgjithmonë, faleminderit ekipeve të Zjarrëfiksave ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Eco Higjiena

Të dashur qytetarë,
Ekipet profesionale të Zjarrëfiksave, po luajnë rol të rëndësishëm në situatën aktuale me të cilën po ballafaqohemi. Përveç se, armiku i tyre është zjarri dhe përballja me të është një luftë ku jeta e tyre është gjithmonë në rrezik, ata po ballafaqohen edhe me rrezikun e pandemisë, ku po punojnë ditë e natë, me orare të zgjatura, të një kohe të pakohë, duke demonstruar gatishmëri të jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit e qytetarëve të Republikës sonë.

Intervenimi i tyre ballafaqohet me dy rreziqe të mëdha, rrezikun e zjarrit dhe rrezikun e pandemisë, duke bërë dezinfektime në shumë vende publike, për çka, u jemi përgjithmonë falënderues, duke e konsideruar punën e tyre si shumë të shenjtë për qytetarët tanë. Përgjithmonë, faleminderit ekipeve të Zjarrëfiksave.
Zoti qoftë me ju kudo që jeni!