Fundamenti

Ismajli lavdëron këshillin e fshatit Malishevë, i cili po kujdeset për nevojat e komunitetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qëllimi kryesor i bashkëpunimit të tyre është organizimi dhe veprimi në të mirë të banorëve të Malishevës, mbajtjen e pastërtisë së fshatit, organizimin e tubimeve të ndryshme me bashkatdhetarë, kontributet e ndryshme në mënyrë vullnetare, mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të çdo banori, etj ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Kënaqësi dhe nder i veçantë të takojë Këshillin e fshatit Malishevë, në krye me Kryetarin, Latif Maliqi, si dhe, Kryetarin e Shoqatës “Malisheva e Gjilanit”, z. Astrit Shabani.

Hidromorava

Maliqi dhe Shabani, po bëjnë një punë të shkëlqyeshme organizative dhe bashkëpunuese, në vendosjen e një standardi për të mirën publike dhe përmirësimin e mirëqenies së banorëve të Malishevës.

Qëllimi kryesor i bashkëpunimit të tyre është organizimi dhe veprimi në të mirë të banorëve të Malishevës, mbajtjen e pastërtisë së fshatit, organizimin e tubimeve të ndryshme me bashkatdhetarë, kontributet e ndryshme në mënyrë vullnetare, mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të çdo banori, etj.

Puna e shkëlqyeshme e tyre, është vlerë për qytetarët e Malishevës, pasi që, përpara vetës kanë një bashkësi organizative, e cila përfaqëson denjësisht, të arriturat e mira të Malishevës, e mbi të gjitha, kanë njerëzit e duhur të cilët bëjnë përfaqësimin e interesave të banorëve në relacionin ndërmjet këshillit dhe komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.