Ismajli: Lajmi i mirë që në Gjilan janë vetëm 8 pacientë në hospitalizim

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se lajmi i mirë është që aktualisht janë vetëm tetë pacientë që janë në hospitalizim me COVID-19 në këtë komunë, në Spitalin e Përgjithshëm.

Këto komente ai i bëri në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID0-19, ku edhe doli apeli për qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë me përpikëri masat kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1276 raste pozitive në total, 1043 të shëruar, 185 raste aktive, 48 të vdekur, 8 në hospitalizim dhe 152 mostra në pritje./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).