Mobi Casa

Ismajli: Lajmi i mirë është që numri i rasteve aktive në Gjilan ka rënë në 151

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 151, që e shënon uljen më të madhe në dy muajt e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të cilin janë të përfshira emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore në nivel lokal dhe regjional.

Hidromorava

Ismajli ka thënë se edhe pse ka rënie të infeksionit në Gjilan, kujdesi kundër përhapjes së virusit duhet të vazhdojë të jetë i madh, që nënkupton bartjen e maskave, mbajtjen e distancës sociale dhe pastrimin e duarve.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: nga 7797 testime, 3070 persona kanë rezultuar pozitivë, 2825 janë shëruar plotësisht, 95 persona e kanë humbur betejën me virusin, 151 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID-19 janë 26 dhe 50 mostra janë në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.