Hidromorava

Ismajli: Lajm shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që e shfrytëzojnë pronën komunale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Si ekzekutiv, kemi bërë lirimin nga pagesa përgjatë një viti, por do të vazhdojmë të bëjmë lirimin e pagesave edhe për këtë vit për të gjitha bizneset që kanë në shfrytëzim hapësirat komunale dhe që i përdorin ato për nevoja biznesore, lirimin nga pagesa për pranim teknik të lokaleve të reja të cilat hapen si dhe lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të bizneseve që shfrytëzojnë lokale në pronësi komunale, përfshirë edhe banesat ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë

FIDANISHTJA

Të dashur qytetarë,
Lajm shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që e shfrytëzojnë pronën komunale. Me propozim të z. Burim Berisha (LDK) dhe z. Nehat Osmani (VV), përkrahur nga të gjitha grupet politike në kuvend, iu është rekomanduar kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, që të vazhdojë edhe për vitin 2021 lirimin nga pagesa për disa kategori ekonomike, si masë e përkrahjes së fuqishme ndaj tyre si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike.

Si ekzekutiv, kemi bërë lirimin nga pagesa përgjatë një viti, por do të vazhdojmë të bëjmë lirimin e pagesave edhe për këtë vit për të gjitha bizneset që kanë në shfrytëzim hapësirat komunale dhe që i përdorin ato për nevoja biznesore, lirimin nga pagesa për pranim teknik të lokaleve të reja të cilat hapen si dhe lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të bizneseve që shfrytëzojnë lokale në pronësi komunale, përfshirë edhe banesat. Do të shqyrtohet edhe mundësia e dhënies së grandeve për biznese, sipas mundësive buxhetore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.