HW

Ismajli: Ky pushtet i intrigës ka cenuar dhe goditur çdo vlerë e çdo normë morale, duke e futur shoqërinë tonë në lajthitje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ky pushtet është pushtet i ligësisë, ku mendësia e intrigës është bërë pjesë e identitetit të tij! Ka humbur besimin e qytetarëve, ka vrarë shpresën e të rinjve dhe ka lënë pas vetëm papërgjegjësi, kaos e improvizime ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,
Ky pushtet është pushtet i ligësisë, ku mendësia e intrigës është bërë pjesë e identitetit të tij!
Ka humbur besimin e qytetarëve, ka vrarë shpresën e të rinjve dhe ka lënë pas vetëm papërgjegjësi, kaos e improvizime.

Në vend që të hapë horizonte të reja, ka mbyllur dyer. Në vend që të ndërtojë ura besimi, ka ngritur mure përçarjeje. Në vend që të punojë për të mirën e përbashkët, ka punuar vetëm për interesat e ngushta të klaneve të veta.

Ky pushtet i intrigës ka cenuar dhe goditur çdo vlerë e çdo normë morale, duke e futur shoqërinë tonë në lajthitje. Sot e gjithë ditën prodhon armiq imagjinarë, lufton me mullinjtë e erës dhe shpik kundërshtarë të paqenë.

Uji Dea

Ky pushtet ka vetëkonsumuar idenë e bashkimit kombëtar, duke e përdorur në mënyrë të rrejshme vetëm për të ardhur në pushtet.

Ka futur në popullizëm e intriga Rambujen, ka vënë në dyshim pavarësinë e Kosovës, ka manipuluar çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë, ka tentuar të fusë “Kalin e Trojës” në Shqipëri dhe ka vënë në terren të rrëshqitshëm shtetet mike të Kosovës anembanë botës.

Ky pushtet i truqeve dhe intrigave e ka futur Gjilanin në një llucë të stërkeqjes e frustrimit. Ka lënduar thellë frymën qytetare, duke e shndërruar Gjilanin dikur qytet të urtësisë dhe demokracisë, në një vend të frustruar e të frikësuar, të mbushur me njerëz të dyshimtë e të panjohur, që shfaqen vetëm kur marrin drejtori dhe institucione për t’i keq qeverisur ato.

Tani, është koha që t’i japim fund këtij realiteti të trishtë dhe të hapim një kapitull të ri për Gjilanin e ri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.