Uji Dea

Ismajli kujton 11 emrat nga Gjilani që nuk arritën t`i rezistojnë të keqës me COVID-19

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Po përballemi me një kohë pandemie e cila fatkeqësisht na i mori edhe njerëzit më të mirë të Gjilanit. Janë veprimtarët më të mirë, profesorë, prokurorë, sportistë e intelektual të kohës, të cilët nuk arritën t’i rezistonin kësaj të keqe me të cilën po ballafaqohet e mbarë bota. Janë 11 emra nga Gjilani të cilët do të jenë përherë në mbamendjen e gjilanasve, duke i rikujtuar si figura të ndritura të cilët kanë dhënë shumë për vendin e shoqërinë ka shkruar Arbër Ismajli.

Uji Dea

“Rikujtimi për ta do të jetë edhe rikujtim për kohën më të keqe të kësaj pandemie, e cila arriti ta marrë shtrirjen e saj, duke e ndryshuar rrënjësisht botën dhe rrjedhimisht edhe vendin tonë. Kujtimi për ta do të jetë kujtim për njerëzit më të mirë të qytetit të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në konkretizimin e rezultateve të mira për Gjilanin tonë. Faleminderit që jetuat në epokën më të ndritshme të Republikës sonë. Përgjithmonë në zemrat tona! Ngushëllimet më të sinqerta për familjet. Shpirti i tyre i bardhë, bëftë dritë në parajsë” ka shkruar Ismajli./rajonipress/