Ismajli: Kujdesi për vetën tuaj, është edhe kujdesi për jetën e tjetrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vazhdoni t’ju përmbaheni rekomandimeve të dhëna, sepse virusi ende është aktiv. Mos respektimi i rregullave të vëna, konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Mos i rrezikoni të afërmit e juaj, të moshuarit, e sidomos ata të cilët kanë sëmundje kronike. Kujdesi për vetën tuaj, është edhe kujdesi për jetën e tjetrit ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
U mbajt takimi i radhës i ekipit të Qendrës Operative Emergjente lidhur me situatën publike me COVID19. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga Komuna e Gjilanit rezultuan edhe 17 raste pozitive me COVID19 dhe 25 raste si të shëruar të plotë. Gjithsej të rezultuar pozitiv deri më sot janë 378 raste. Nga këto raste, të shëruar plotësisht janë 243 raste. Raste aktive janë 126 sosh. Ndërsa, fatkeqësisht, të vdekur kemi 9 persona.

Hidromorava

Pacient me COVID19 në repartin infektiv në Gjilan janë 10 raste, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë nuk kem asnjë rast nga Gjilani. Rastet tjera pozitive janë raste në vetë-izolim në shtëpitë e të prekurve. Ndërsa, aktualisht janë në pritje rezultatet edhe të 70 mostrave tjera. Jemi vazhdimisht në monitorim të të prekurve, duke ju qëndruar afër me kërkesat dhe nevojat, deri në shërim të plotë të tyre.

Vazhdoni t’ju përmbaheni rekomandimeve të dhëna, sepse virusi ende është aktiv. Mos respektimi i rregullave të vëna, konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Mos i rrezikoni të afërmit e juaj, të moshuarit, e sidomos ata të cilët kanë sëmundje kronike. Kujdesi për vetën tuaj, është edhe kujdesi për jetën e tjetrit./rajonipress/