Uji Dea

Ismajli: Komiteti i emergjencave dhe të gjitha institucionet në nivelin lokal të angazhuar kundër Covid-19

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti i emergjencave për parandalimin e virusit Covid-19, në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në vlerësimin e gjendjes në 24 orët e fundit, konstaton rënie të infeksionit, ku nga 46 mostra të testuara vetëm tre raste kanë rezultuar pozitive dhe 4 pacient janë shëruar plotësisht.

Në fjalën e tij nënkryetari Ismajli ka thënë se nga mostrat e testuara në 10 ditëshin e fundit kemi pak raste pozitive dhe numër më të madh të të shëruarve që është gjendje shpresuese.

“Ka rënie të rasteve pozitive, në mostrat e 10 ditëve të fundit, ndërsa për fat të mirë numri i pacientëve të shëruar është gjithnjë e më i madh. Sot në rezultatet e fundit nga 46 mostra janë vetëm 3 raste pozitive dhe 4 raste të shëruara plotësisht. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të qetë, por edhe më tutje në bashkëpunim me të gjitha institucionet në nivelin lokal dhe atë regjional, do të vazhdojmë respektimin e masave mbrojtëse, falë edhe përkrahjes që kemi nga sektori privat i biznesit dhe kultura e lartë qytetare në respektimin e rekomandimeve të shtetit”, ka thënë, nënkryetari Ismajli.

ARKATANA

Një lajm i mirë është edhe gatishmëria maksimale e stafit mjekësor për të përcjellë në aspektin shëndetësor nxënësit dhe mësimdhënësit, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdoj në bazë të planifikimit deri në stabilizimin e plotë të gjendjes me virusin.

“Mjekët në dy nivelet e organizimit të shëndetësisë, emergjencat civile, Policia e Kosovës, Zjarrëfikësit dhe të gjitha institucionet publike, janë të angazhuar maksimalisht në mbështetjen e mbarëvajtjes së procesit të mësimit nëpër shkollat e Gjilanit”, ka thënë mes tjerash nënkryetari në fjalën e tij.

Në bazë të statistikave që ka bërë publike Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, konfirmohet se Komuna e Gjilanit në përballjen me Covid-19, nga data 13 mars e deri më sot, ka gjithsej 933 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 777 pacient, 41 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 116 pacient, prej tyre 27 të hospitalizuar dhe me gjendje shëndetësore stabile. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.