UBT

Ismajli: Këto janë projektet që do të financohen nga BE

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Konferenca e Berlinit do t’u mundësojë shteteve të Ballkanit hapjen e tregut dhe investime. “Kosova tashmë ka përzgjedhur projektet që kanë ndikim rajonal”, tha ministri Fadil Ismajli, në një intervistë dhënë televizionit publik.

“Projektet tona janë: rruga Besi – Merdare – Nish. Janë rrugët Ferizaj – Gjilan – Dheu i Bardhë e rruga Prizren-Tetovë. Nuk kemi lënë jashtë listës as disa projekte hekurudhore”, tha Fadil Ismajli, ministër në detyrë i Zhvillimit Ekonomik.

“Rrugët hekurudhore janë Han i Elezit-Fushë-Kosovë-Leshak. Por kjo është në rang të idesë, edhe rruga hekurudhore Durrës – Prizren- Prishtinë”, ka thënë më tej ai.

Pjesë e listës së projekteve që Kosova ka menduar se kanë ndikim rajonal janë edhe ato të rrjetit elektrik, sikur që është linja 400 kilovoltëshe për Maqedoni. Por, për të gjitha këto projekte ende nuk është diskutuar financimi i tyre.

Uji Dea

Por, gjatë mandatit të tij për më pak se një vit e gjysmë, Ismajli thotë se ka e ka përmbushur detyrën e tij, duke përmendur disa projekte që i ka përfunduar.

E për projektin e PTK-së që ka dështuar të privatizohet në mandatin e tij, Ismajli nuk i kthehet së kaluarës, por thotë se Qeveria duhet ta ketë një qasje më të mirë për privatizimin e saj.

E fundin e mandatit, Ismajli po e pret i qetë. Thotë se ndihet i përmbushur në misionin e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.