FITORJA

Ismajli kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e masakrës së Llovcës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli me bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe tek varrezat e shtatë martirëve të fshatit Llovcë, të ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe 22 vite më parë.

Në emër të kryetarit Haziri, Ismajli ka kërkuar zbardhjen e kësaj masakre makabre në mënyrë që eshtrat e tyre pushojnë të qetë.

“Shtatë martirët e Llovcës u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ky është një përvjetor i dhimbjes, por në të njëjtën kohë edhe i krenarisë sepse falë tyre ne po e gëzojmë këtë ditë të bardhë. Kaluan 22 vite dhe akoma kjo masakër makabre mbetet e pazbardhur. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë dhe autorët ta marrin dënimin meritor. Në këtë mënyrë, eshtrat e tyre do të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Ismajli tha se Komuna e Gjilanit po i përkujton edhe masakrat tjera, siç është ajo e Llashticës, Zhegrës, Lladovës e vendbanimeve tjera, ku qytetarët e pafajshëm e kanë paguar në mënyrën më të ashpër dhe me sakrificën më të madhe sublime lirinë e Kosovës.

Në emër të familjeve të martirëve ka folur djali i mësuesit Rahim Ymeri, Fitimi, i cili e ka falënderuar kryetarin Komunën e Gjilanit për nderimet që u ka bërë shtatë martirëve në 22-vjetorin e masakrës.

Ndryshe, 22 vite më parë, në fshatin Llovcë u masakruan në mënyrën më barbare shtatë persona: Rahim Ymeri (arsimtar), Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Rabit Dalipi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.