UBT

Ismajli: Kam zhvilluar një takim të frytshëm me partnerin austriak

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arbër Ismajli nënkryetar i komunës tha për rajonipress se në takimin që ka pasur me drejtuesit e “Eco – Higjiena”, Gerhard Dumer dhe Senad Rama është arritur të përafrohen dallimet që kanë ekzistuar deri tani. Jemi në rrugë të mirë që bashkërisht t`i tejkalojmë të gjitha dallimet tona tha Ismajli.

Arbër Ismajli po dëshmohet edhe si ndërmjetës i suksesshëm. Këtë e ka vërtetuar edhe në takimin që ka pasur me drejtuesit e “Eco – Higjiena”.

Në një prononcim për rajonipress Arbër Ismajli tregon se çfarë është biseduar në këtë takim gjashtë orësh. “Në takim kam qene unë si udhëheqës i ekipit të negociatave dhe Arben Mehmeti si Avokat i komunës, ndërsa nga “Eco Higjiena”, Gerhard Dumer, Senad Rama dhe një avokat i kompanisë. Pas 6 orë bisedimeve nga ora 10h deri në orën 16h jemi pajtuar në shumicën e pikave që kemi diskutuar bashkë në takim, e rëndësishme është që dy palët në takime jemi trajtuar si partner e jo ndryshe, kemi arritur që t`i identifikojmë telashet që kanë qen në bashkëpunimin tonë dhe jemi zotu që do t`i përmirësojmë për të siguruar funksionalitet të plotë në marrëveshjen e PPP-së” sqaroj Ismajli.

RCCOLA

Ismajli tha se ne si komunë do t`i kryejmë obligimet tona që na takojnë sipas marrëveshjes, e gjithashtu edhe partneri privat është dakordu që do t`i kryen të gjitha obligimet që i takojnë duke garantuar edhe investimin e paraparë me kontratën që kanë. “Gjithashtu është diskutuar gjatë edhe për funksionalizimin e brendshëm të kompanisë që natyrisht dy palët janë pajtuar që njëra nga pozitat kryesore në kompaninë të jetë për një kuadër nga komuna duke siguruar bashkëpunim dhe ndërlidhje të përbashkët në realizimin e qëllimeve të përbashkëta, gjithashtu ne kemi marr zotimin e partnerit privat që në përfundim të këtij partneriteti kompania do ketë mundësi të jetë shumë ma funksionale sa ka qenë në fillim të kësaj marrëveshjeje, sigurisht që është diskutuar edhe për ndërhyrje në statut e marrëveshje për qëllim që të finalizohet dhe kristalizohet gjithçka ashtu si është më së miri” tha Ismajli.

Ismajli tha se ne këto ditë do përgatisim një draft marrëveshje dhe pas harmonizimit nga dy palët do nënshkruhet. “Pra mund të them që kemi pasur një takim jashtëzakonisht të frytshëm si hapi i parë për ta tejkaluar situatën e krijuar” tha Ismajli./rajonipress/