Ismajli: Ka rënie të madhe të infeksionit me COVID-19 në Gjilan, kemi vetëm 69 raste aktive

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se në këtë komunë ka rënie të madhe të infeksionit me virusin COVID-19.

Në mbledhjen e Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ismajli ka thënë tashmë në Gjilan ka vetëm 69 raste aktive me virusin corona.

Pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 996 të infektuar në total, 886 të shëruar, 69 raste aktive, 16 të hospitalizuar dhe 44 të vdekur./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).