Mobi Casa

Ismajli jep lajmin e shumëpritur: Po rritet niveli i ujit te penda e Përlepnicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Niveli aktual i liqenit është rritur në mbi 20 metra. Niveli i përgjithshëm i këtij liqeni është 30.3 metra, nga niveli aktual mbi 20 metra. Duke shpresuar për reshje të vazhdueshme përgjatë kësaj sezone, po besojmë dhe shpresojmë, që ky nivel të rritet deri në arritjen e nivelit të dëshiruar ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Deri më tani, kemi qenë në një situatë të trishtë me përballimin e një thatësie të madhe, e cila mbretëroi në vendit tonë. Bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ishim për vizitë në Liqenin e Përlepnicës, për të parë nga afër nivelin e ujit në këtë liqe, pas reshjeve të fundit në vendin tonë.

Uji Dea

Përballimi me situatën e fundit pandemike në vend, një situatë jo e lehtë për të gjithë ne, ndërsa, nga Përlepnica na vijnë lajme të shumëpritura. Nga reshjet e fundit atmosferike, është rritur niveli i ujit në liqenin e Përlepnicës, nga pika më e ulët e muajit Dhjetor, 2019, ku kishte arritur kulmin e thatësisë me 7.30 metra nivel, tashmë, situata ka ndryshuar drejtë përmirësimit të dukshëm.

Niveli aktual i liqenit është rritur në mbi 20 metra. Niveli i përgjithshëm i këtij liqeni është 30.3 metra, nga niveli aktual mbi 20 metra. Duke shpresuar për reshje të vazhdueshme përgjatë kësaj sezone, po besojmë dhe shpresojmë, që ky nivel të rritet deri në arritjen e nivelit të dëshiruar.

Uji i pijshëm duhet të përdoret vetëm për nevoja të domosdoshme dhe jo më për ujitje të kopshteve, rrugëve, trotuareve dhe nga autolarjet. Duhet të kemi kujdes sepse Penda e Përlepnicës është burimi kryesor i ujit të pijes në Gjilan, krahas tri burimeve më të vogla: Gurit të Hoxhës, Banjës dhe puseve në Velekincë. Nga këtu furnizohen rreth 60% e qytetarëve të Komunës së Gjilanit ka shkruar Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.