Mobi Casa

Ismajli: Jemi të ndershëm e të pakorruptuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëspresidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Fadil Ismajli, është shprehur i bindur në fitoren e këtij subjekti politik më 8 qershor, duke paralajmëruar edhe tejkalimin e suksesit që kjo parti ka arritur në vitin 2007.

Ai ka deklaruar se besimin në këtë fitore e mbështet tek sukseset e ministrive që janë drejtuar nga AKR-ja.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Ismajli ka theksuar se qytetarët duhet ta shohin punën e secilit dhe në bazë të asaj çfarë është bërë të vlerësohet për secilin me votë.

“Ministritë që ka drejtuar AKR-ja kanë arritur ta tregojnë sinjalin e vërtetë se si duhet të qeveriset. I bie se më pak se 20 për qind kemi pasur pjesëmarrje në qeverisje, por në sektorët që i kemi udhëhequr janë rezultate të cilat tregojnë punë të madhe dhe besoj se qytetarët kanë arritur t’i shohin ato”, ka thënë Ismajli.

Uji Dea

Ai ka deklaruar se kandidatët e këtij subjekti politik për deputetë janë edhe të ndershëm, edhe të suksesshëm, duke shtuar se këtë e kanë treguar edhe me punë.

“Ne i kemi të dyja, jemi të ndershëm dhe kemi treguar rezultate. Kështu që, besoj shumë se qytetari e ka kuptuar këtë dhe tashmë është bindur se kah duhet ta orientojë votën”, është shprehur Ismajli.

Sipas tij, befasia e këtyre zgjedhje do të jetë AKR-ja.

“Në bazë të takimeve me qytetarë gjatë këtyre ditëve vërehet se ka qasje krejt ndryshe. Njerëzit po fillojnë të mendojnë se ku është ekspertiza dhe kush është ai që mund të bëjë ndryshim. Dhe duke u nisur nga kjo, natyrisht se unë pres që 8 qershori për dikë do të jetë befasi e keqe, e për dikë nuk do të jetë befasi, por ajo e pritshmja, sepse për qytetarët e Kosovës është arritur ajo pika e ngopjes kur më nuk janë të rëndësishme lidhjet emocionale apo familjare, por është me rëndësi se kush janë ata që mund të kryejnë punë”, ka thënë Ismajli. /epoka e re/