ARKATANA

Ismajli: Jam me të vërtetë me fat që kam pasur mundësinë të punoj me një ekip kaq të përkushtuar dhe të palodhur

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Jemi bashkë si gjithmonë, dhe bashkë do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët dhe për zhvillimin e qytetit tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur pjesëtarë të skuadrës të LDK-së,

Dua t’ju falënderoj nga zemra për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhur që keni bërë, qoftë ata që keni zënë ulëse në Kuvendin Komunal, qoftë ata që nuk e keni arritur këtë. Çdo përpjekje juaja ka rëndësi dhe çdo kontribut është pjesë e suksesit tonë të përbashkët.

HW

Asnjëri prej jush nuk është humbës. Të gjithë jeni fitues. Secili nga ju ka dhënë maksimumin, ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për ekipin dhe për qytetin, dhe përpjekjet tuaja janë themeli i çdo suksesi që kemi arritur së bashku.

Jam me të vërtetë me fat që kam pasur mundësinë të punoj me një ekip kaq të përkushtuar dhe të palodhur. Jemi bashkë si gjithmonë, dhe bashkë do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët dhe për zhvillimin e qytetit tonë.

Faleminderit për gjithçka!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R.Ismajli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.