FIDANISHTJA

Ismajli: Jam i sigurt se qëllimi i mirë për t`i shërbyer qytetarit i mbulon të gjitha pikat e zeza që mund t`i kemi pasur mes vete si subjekte politike

/ 6 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Përndryshe, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, duke falënderuar grupet politike për bashkëpunim dhe korrektësinë që kanë treguar në Kuvend dhe në raport me ekzekutivin, gjatë kësaj periudhe 4-vjeçare, u shpreh i bindur se shërbimi ndaj qytetarëve ka qenë qëllim i përbashkët i të gjithëve.”Jam i sigurt se qëllimi i mirë i gjithsecilit për t`i shërbyer qytetarit i mbulon të gjitha pikat e zeza dhe boksat politikë që kemi mundur t`i kemi mes vete si subjekte politike” ka thënë Ismajli.

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mbledhjen e sotme, të fundit për këtë mandat, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka miratuar planin zhvillimor komunal (PZHK) 2021-2029, buxhetin për vitin fiskal 2022 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2023-2024, kërkesën për kompensimin e komisionit për vlerësimin e ofertave si dhe kërkesën për subvencionimin e transportuesve publikë, të dëmtuar nga pandemia Covic-19.

Pozita dhe opozita patën mospajtime rreth rendit të ditës. Opozita (LVV-PDK) kërkoi që sot të shqyrtohet dhe miratohet vetëm buxheti, ndërsa pikat tjera të shtyhen për mandatin e ardhshëm të Kuvendit, meqë tani jemi në fushatë zgjedhore.

Madje, pati edhe kërkesa që, për arsye të njëjtë, të mos mbahet fare as seanca e Kuvendit.
Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini tha se seanca është thirrur në harmoni me aktet ligjore dhe procedurale, duke sqaruar se Kuvendi ka të drejtë pune deri në konstituimin e përbërjes së re.

Sa i përket planit zhvillimor komunal (PZHK), drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami sqaroi se ky dokument i planifikimit hapësinor i ka kaluar dhe përfillur të gjitha procedurat, përfshirë edhe dëgjimet publike, ndërkohë që pas miratimit të rendit të ditës, përfaqësuesi i kompanisë projektuese bëri edhe një prezantim të planit.

VV-ja, e cila paraprakisht deklaroi se do ta lëshojë seancën, nëse PZHK nuk hiqet nga rendi i ditës, edhe e bëri këtë, duke u larguar nga salla e Kuvendit.

PZHK u miratua me 16 vota për dhe asnjë kundër. PDK abstenoi në votim.
Kryesuesja Kurteshi-Emini nënvizoi se PZHK miratohet me rekomandimin që çështja e hapësirës së varrezave të qytetit të vlerësohet dhe definohet më vonë me një vendim të veçantë të Kuvendit.

Informatat për propozim-buxhetin 2022, i dha drejtoresha e Financave, Meral Sadriu-Vokshi, duke nënvizuar një rritje te kategoria e subvencioneve, sipas kërkesës së asamblistit Gentrit Murseli, e cila ka marrë mbështetje nga kryetari i Komunës dhe Ministria e Financave dhe subvencionet, nga 820 mijë euro, janë rritur në 970 mijë euro.

Ndërkaq, kryetari i Komunës ka kërkuar që mjetet nga programi i zyrës së tij, në propozim-buxhetin 2022-2024 të barten te programi i Teatrit të Qytetit, për shkak të nevojave urgjente që ka ky institucion, në shumë prej gjithsej 60 mijë euro.

U kërkua të merret parasysh në projektimin buxhetor edhe çështja e subvencionit të bizneseve, sikurse edhe në shëndetësi, shkaku i pandemisë, e cila po vazhdon me shumë të panjohura.

Propozim-buxheti u miratua me 20 vota të të pranishmëve, përfshirë edhe opozitën (PDK).

FIDANISHTJA

Sa i përket kërkesës për subvencionimin e transportuesve publikë, sqarime ka dhënë Avdyl Aliu, duke thënë se bëhet fjalë për 15 transportues, me 45 punëtorë dhe propozoi që mbështetja të bazohet në numrin e të punësuarve në vlerë të përgjithshme prej 67.500 euro.

Dihet se transportuesit janë të detyruar të punojnë me kapacitete të përgjysmuara, shkaku i pandemisë, kurse kanë shpenzime të mëdha operative.

Hevzi Xhelili tha se në parim edhe ata janë për, por dilema e tij ishte nëse ka mjete për të subvencionuar këtë kategori, derisa Ibish Ibishi tha se përveç punëtorëve, duhet të përkrahen financiarisht edhe kompania, sikurse duhet të shikohen mundësitë për t`i ndihmuar edhe kategoritë tjera afariste.

Drejtoresha Sadriu-Vokshi tha se Drejtoria e përkrah propozimin dhe u zotua se do të mundohen që t`i sigurojnë mjetet për secilën kompani transportuese, që përfshihen në këtë kërkesë.

Përndryshe, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, duke falënderuar grupet politike për bashkëpunim dhe korrektësinë që kanë treguar në Kuvend dhe në raport me ekzekutivin, gjatë kësaj periudhe 4-vjeçare, u shpreh i bindur se shërbimi ndaj qytetarëve ka qenë qëllim i përbashkët i të gjithëve.

‘Jam i sigurt se qëllimi i mirë i gjithsecilit për t`i shërbyer qytetarit i mbulon të gjitha pikat e zeza dhe boksat politikë që kemi mundur t`i kemi mes vete si subjekte politike’, ka thënë Ismajli.

Ndërkaq, duke iu dhënë përgjigje disa prej interesimeve të këshilltarëve komunalë, Ismajli tha se paratë që janë planifikuar për fushatë, kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri ka premtuar se do t`i ndajë për ndërtimin e një shtëpie për nevojtar dhe besoj se është në proces për ta realizuar këtë premtim.

Kurse sa i përket subvencionit të klubeve sportive, ai tha se projekti është në proces dhe se duhet të bëhet një ekip nga Kuvendi për ndarjen e mjeteve, sipas kërkesave të klubeve.

Ndërkaq, rrethoja në lagjen Dardania është problem në vete dhe ndoshta duhet me u heq krejtësisht, meqë renovimi i saj është i vështirë, tha ai.

‘Momentalisht nuk po mund të gjejmë forma për largimin e saj, sepse nuk ka qenë aktivitet i planifikuar nga prokurimi, prandaj më e mira për momentin është me heq krejt atë rrethojë’, ka thënë Ismajli.

Kuvendarët e kësaj përbërje i ka falënderuar për angazhim dhe kontribut në vendimmarrjen komunale edhe kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, duke iu dëshiruar suksese në garën zgjedhore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.