Hidromorava

Ismajli: Investimet do të jenë më të balancuara, do të investohet në çdo cep të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Arbër Ismajli është një nga zyrtarët e pakët që flet arsyeshëm dhe i pranon edhe të mirat edhe të metat e qeverisjes komunale. Ai me shumë shqetësim i ka marrë edhe ankesat e fshatrave e sidomos të atyre fshatrave që ndoshta nuk është investuar mjaftueshëm. Do ta ndryshojmë këtë strategji dhe qasja jonë synon që në çdo cep të Gjilanit të ketë investime tha Ismajli për rajonipress.

Përfaqësues të këshillave të fshatrave në një debat që organizoj Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, i dhanë vërejtjet dhe ankesat e tyre rreth investimeve të pakta ose të kufizuara nëpër lokalitete e tyre.

Këto ankesa të arsyeshme e kanë shqetësuar nënkryetarin e komunës Arbër Ismajlin i cili për rajonipress tha se në të ardhmen do të ndryshohet kjo strategji dhe do të investohet në çdo lokalitet e cep të Gjilanit. “Do ta ndryshojmë këtë strategji dhe qasja jonë synon që në çdo cep të Gjilanit të ketë investime” tha Ismajli për rajonipress.

Uji Dea

Ismajli tha se edhe më herët i ka përcjellur këto ankesa dhe ne duhet të kemi një platformë financiare më të balancuar në mënyrë që mos të krijojmë zona ku ka shumë investime dhe zona ku nuk ka fare ose pak investime. “Personalisht mendoj se duhet të punojmë më afër dhe më ngushët me përfaqësuesit e fshatrave sepse ata janë zëri dhe sytë tanë. Ata i dinë saktë nevojat dhe prioritetet e tyre dhe ne duhet tu dalim në krah me punë dhe angazhime konkrete” tha Ismajli.

Arbër Ismajli nga momenti që është zgjedhur nënkryetar i komunës pothuajse është i vetmi zyrtar komunal që flet argumentueshëm dhe bindës dhe në shumë raste i pranon edhe të metat e qeverisjes, por edhe është këmbëngulës në rastet ku vërtet qeverisja komunale ka shënuar progres dhe ka dhënë rezultate./rajonipress/