Ismajli i përgjigjet Ibishit: Jeni vetëm adoleshent dhe të vonuar në politikë
Gjilan – Arbër Ismajli shefi i kabinetit të Lutfi Hazirit dhe pjesë e LDK-së në Gjilan është më i zëshmi së bashku me Arben Mehmetin për prishjen e koalicionit me AAK. Ismajli e ka “qortuar” mikun e tij Ibish Ibishin nga AAK që të mos mundohet me shitë burrëri e mend sepse sipas tij në politik është vetëm adoleshent dhe i vonuar.
Arbër Ismajli ka një kohë të gjatë që e akuzon AAK e Gjilanit që udhëhiqet nga Rexhep Kadriu se pameritueshëm po e shfrytëzojnë koalicionin dhe të mirat e partnerit që në këtë rast është LDK-ja.
Ismajli ka kërkuar disa herë që ky koalicion të prishet sepse AAK-ja sipas tij ka marrë më shumë hise se që e ka merituar. Edhe ndaj deklaratave të Ibish Ibishit nënkryetar i AAK-së të dielën ka reaguar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë i Arbër Ismajlit në facebook.
Me shkas!!!
Ibish miku, je zgjuar vonë dhe akoma pa kapur koka muhabetin e hijes së elefantit je mundu mi thonë njo dy tri llafe të lodhëta. Ibish miku s’pari mësohu se “Në odë të migjes, nuk i thuhet urdhëro askujt” ngase akoma jeni te papjekur politikisht sepse s`keni pasur, se keni e as s’do ta keni kurrë takatin të tregoni mençuri, andaj dijani hallin vetës dhe mbledhi çadrat dhe strukuni në kotecin prej nga i kini rrënjët e mos u mundohuni me shitë burrëri e mend kur ju jeni vetëm adoleshent dhe të vonuar.
Kultura dhe tradita jonë e ngritur gjatë nuk na lejon që të jemi të varur në paterica ngase ecjet tona në shtigje të gjata jemi mësuar t`i bëjmë vetë pa patur nevojë të mbështetemi në paterica të lodhura.
Krejt në fund, e kuptoj që s’keni kapacitet t`i kuptoni gjërat në thelb ngase para pak kohe ju tregova hijen e elefantit dhe siç duket s’ju është futur në kokë, por sot të them drejtë mbledhi plaçkat dhe ikni, ikni atje prej nga jeni duke lëshuar klithjet e juaja të lodhura.
Selam shokëve dhe autoparlantëve tu!
Miqësisht për ty, do jem përjetësisht miku juaj dhe i familjes tuaj, mirëpo politika do na ndajë përjetësisht.
Arbër R.Ismajli


