ARKATANA

Ismajli: Hevzi Matoshi i ka vënë themelet e administratës komunale në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit e ka nderuar të shtunën zyrtarin e saj, Hevzi Matoshi, shef i Zyrës Ligjore, i cili ndërroi jetë papritmas, të premten në mëngjes. Duke folur në mbledhjen përkujtimore, të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, nënkryetari Arbër Ismajli ka thënë se Matoshi ishte një njeri i mirë, një bashkëpunëtor i sinqertë dhe mbi të gjitha ishte një profesionist i shkëlqyer në punën e tij.

Matoshi ishe ndër juristët e paktë që nuk iu është shmangur problemeve, por është munduar të gjejë zgjidhje për çdo problem, në kuadër të ligjit dhe normave ligjore.

Për më tepër, Ismajli nënvizoi faktin se Hevziu ishte një vlerë për Komunën e Gjilanit, ku si profesionist i vërtetë dha një kontribut të çmuar në ngritjen e administratës komunale.
“Hevzi Matoshi i ka vënë themelet e administratës komunale në Gjilan”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Uji Dea

Në emër të kolegëve, ka folur Besim Azizi, shef i Zyrës së Personelit, i cili tha se Hevziu ka qenë një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha një profesionist shumë i përkushtuar në punën e tij, ku ka lënë një boshllëk të madh, me vdekjen e hershme.
Në emër të familjes Matoshi u falënderua i biri Ferati.

Hevzi Matoshi, shef i Zyrës Ligjore në Gjilan, ku punoi nga paslufta e këndej, u varros të shtunën në Gjilan, me nderime të larta qytetare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.