UBT

Ismajli: Gjithandej, morëm konfirmimin plebishitarë që Gjilani do t’i takon Lidhjes Demokratike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjithandej, morëm konfirmimin plebishitarë që Gjilani do t’i takon Lidhjes Demokratike. Si kritere të rëndësishme të suksesit tonë përfaqësues do të jenë: koherenca (të qenit parimor), shfrytëzimi i kapaciteteve dhe investimet e mëdha. Pra, ky suksesi fillon saherë që ne e bindim veten se gjërat që dëshirojmë t’i realizojmë për të mirën publike janë të mundura dhe realizohen ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Në afro 40 nëndegë vizitash të përditshme për përgatitjen e procesit të ri dhe konsolidimit të brendshëm, falënderojmë të gjithë kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e kryesisë për bashkëpunimin konstruktiv dhe gatishmërinë e madhe për t’i prirë këtij procesi. Bashkë, gjithmonë kemi qenë më të fortë në veprime, e më të saktë në qëllime. Janë qytetarët tonë të cilët do të bashkëvendosin për vazhdimin e mandatit 4+.

Eco Higjiena

Gjithandej, morëm konfirmimin plebishitarë që Gjilani do t’i takon Lidhjes Demokratike. Si kritere të rëndësishme të suksesit tonë përfaqësues do të jenë: koherenca (të qenit parimor), shfrytëzimi i kapaciteteve dhe investimet e mëdha. Pra, ky suksesi fillon saherë që ne e bindim veten se gjërat që dëshirojmë t’i realizojmë për të mirën publike janë të mundura dhe realizohen.

Ju faleminderit të gjithëve për tërë këtë përkrahje në terren, për urimet e juaja, dhe për fjalët motivuese. Do të punojmë shumë të jemi zëri i arsyes suaj në çdo kohë!