ARKATANA

Ismajli: Gjilani ka nevojë për kthimin e seriozitetit, korrektësisë dhe profesionalizmit në qeverisje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arbër Ismajli nuk premton projekte që s’i mundëson buxheti. Ai i planifikon dhe i sjell për qytetarët. Ai nuk përdor pushtetin për propagandë, por për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm, shprehet Arbër Ismajli në pyetjen e rajonipress “Pse duhet të fitojë Arbër Ismajli, e jo Alban Hyseni”. Arbër Ismajli mendon se ai duhet të fitojë sepse ka dëshmuar se e njeh qytetin, respekton qytetarin dhe e kupton drejt qeverisjen lokale.

Pyetjes: “Pse duhet të fitojë Arbër Ismajli, e jo Alban Hyseni”, i është përgjigjur kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli.

Ismajli thotë se nuk premton për të fituar, por realizon për të shërbyer.

“Arbër Ismajli duhet të fitojë sepse ka dëshmuar se e njeh qytetin, respekton qytetarin dhe e kupton drejt qeverisjen lokale. Gjatë mandatit tim si nënkryetar, Gjilani u zgjerua me projekte konkrete, u avancua në infrastrukturë, u kthye dinjiteti i qytetit dhe u ndërtua një komunikim institucional korrekt me të gjitha shtresat e shoqërisë. Ndërsa, Alban Hyseni, pas gjithë premtimeve bombastike nuk realizoi as 20% të tyre. Qytetarët e Gjilanit përjetuan katrahurë dhe mos përgjegjësi në mbajtjen e rrugëve dhe pastërtisë, stagnim total në projekte madhore, premtime të rreme për investime që nuk ndodhën kurrë, stil qeverisës përçarës, arrogant e jotransparent, dështim në menaxhimin e buxhetit dhe humbje të investimeve të mundshme” thotë Ismajli.

Mobi Casa

Arbër Ismajli thotë se ai nuk premton projekte që s’i mundëson buxheti.

“Unë planifikojë dhe premtoj projekte dhe i sjell për qytetarët. Unë nuk e përdor pushtetin për propagandë, por për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm. Sot, më shumë se kurrë, Gjilani ka nevojë për kthimin e seriozitetit, korrektësisë dhe profesionalizmit në qeverisje. Prandaj, për qytetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, zgjedhja është e qartë” tha Arbër Ismajli, kryetar është përgjigjur Arbër Ismajli./rajonipress/